LajmePolitika

Berisha denoncon ‘aferën e Duranës’: Informacionet për tenderët jepeshin me pagesë para shpalljes zyrtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja për atë që e cilësoi si “skandali i Duranës”, duke deklaruar se persona të afërt me kryeministrin Edi Rama kanë përfituar miliona euro përmes një skeme të organizuar që siguronte informacion të privilegjuar mbi tenderët publikë, përpara se këta të shpalleshin zyrtarisht.

Në një deklaratë publike, Berisha e krahasoi këtë çështje me aferën e inceneratorit të Tiranës, duke theksuar se, sipas tij, edhe në këtë rast investimet e shpallura nuk ekzistojnë në terren. Ai deklaroi se në zonën e Xhafzotajt, ku parashikohej ndërtimi i projektit të njohur si “Troplana”, nuk ka asnjë gjurmë fizike të investimit, pavarësisht fondeve të konsiderueshme të alokuara.

Sipas Berishës, qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve janë kanalizuar drejt një grupi të kufizuar kompanish, të cilat, siç pretendon ai, paguanin për akses të hershëm në projektet qeveritare. Ai akuzoi se pagesat nuk shkonin drejt institucioneve shtetërore, por drejt individëve të lidhur me kryeministrin dhe rrethin e tij familjar.

Kreu i opozitës u ndal veçanërisht te krijimi i një strukture që, sipas tij, shërbente si bazë për kontrollin e projekteve teknologjike të qeverisë. Ai përmendi një shoqatë të krijuar me pretendimin për të bashkuar profesionistë të fushës së IT-së, por që në realitet, sipas tij, funksiononte si një mekanizëm për ndarjen e informacionit të privilegjuar mbi tenderët publikë.

Berisha deklaroi se kompanitë pjesëmarrëse kishin kategori të ndryshme anëtarësimi, të cilat përcaktonin nivelin e aksesit në informacion, ndërsa tarifat e paguara shërbenin si kusht për përfitimin e këtij avantazhi konkurrues.

PJESE NGA DEKLARATA

Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.

Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij.
Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj.
Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë.
Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.
Kjo është e vërteta.
Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana.
Një monopol i ri teknologjie krijohet.
Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.
Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.
Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT.
Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.
Imagjinoni çfarë veprimtarie.
Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare.
Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos.
A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin.
Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre.
Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.
Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare.
Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar.
Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts