LajmePolitika

Koha për të larguar pisanjosët dhe pastrorët e llumit shumëvjeçar të Qeveratriçes Shqiptare

Nga Nini Dede

Sot, në ditën më të vështirë, kur shumica e qytetarëve të ndershëm shqiptarë (që në të vërtetë kanë ngelur pakicë në llumin e hajdutërisë) e kanë të vështirë të sigurojnë një kredi shtëpie, zbulohen “papritur” “heronj” qeverisës të pazbuluar nga mbulesa e tejdukshme e mantelit perandorak 5K (krimo-korruptivo-kanaboido-kibernetiko-komunist), që zotërojnë 300 apartamente sikur të ishin fara luledielli në xhepin e vogël të xhaketës!

Hipokrizia e ironisë së fatit tragjik të një populli që vuan nga Sindroma e Stokholmit bëhet më e vyer kur aktorë të ndryshëm, të pavarur sipas drejtimit nga fryn era e lekut dhe pushtetit, si: shoqëria civile e pacivilizuar dhe e patronazhuar, media e paanshme me dy anë (me anën e mprehtë nga dëshmitarët dhe anën e lëmuar nga darovitësit), etj., sjellin si normalitet e normë çdo imoralitet të mundshëm!

Shtrembërimi i realitetit si proces socio-patologjik i megafonisë seriale dhe në kor propagandistik jetësor, virtual dhe mediatik, na servir bukur imazhin e gurit si mal dhe anasjelltas!

Nëse dikush do të ishte naiv për të pyetur pse ndodh kjo, përgjigjen do t’ua jepte edhe qytetari më i painformuar i këtij vendi:

Shumica e njerëzve që kanë ngelur në Shqipëri duket sikur kanë dy kostume: njërin për në “punë”, i cili sa më shumë “punojnë” aq më tepër bëhet pis, dhe tjetrin për “relaks”, të cilin sa më shumë e lajnë nëpër “lavatriçe”, aq më “i bardhë” bëhet!

Ashtu sikurse, në të vërtetë nuk janë dy kostume, kuptohet që edhe padroni i tyre është vetëm një identitet me dy role: pisanjos dhe pastror në të njëjtën kohë dhe në kohë të ndryshme…!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts