Partia Socialiste ka dalë fituese në 5 bashkitë e vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në Mat, kandidati socialist Altin Bojni siguroi mbi 66% të votave, ndërsa pjesëmarrja arriti në 39.23%, më e larta në vend.
Në Tepelenë, ku për herë të parë u përdor Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të votimit, fitues u shpall kandidati i PS, Gramos Sako, përballë të pavarurit Gabriel Guma.
Në Berat, kandidati socialist fitoi me mbi 83% të votave, ndërsa në Vlorë, Brunilda Mersini do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e vitit 2027, pasi mposhti rivalin e pavarur Dionis Sota me mbi 13 mijë vota diferencë.
Procesi i numërimit në të gjitha 57 qendrat e votimit në Bashkinë e Cërrikut ka përfunduar, duke konfirmuar Florenc Spiro Dokën si kryetarin e ri të bashkisë.












