LajmeSport

Dueli në Leskovc: Serbi – Shqipëri, historiku i një rivaliteti që nuk shuhet kurrë

Në Dubočica të Leskovcit, luhet jo vetëm një ndeshje futbolli, por edhe një kapitull i ri i historisë Serbi–Shqipëri.

Në një duel të shumëpritur, një finale që nuk përcakton vetëm rrugëtimin e dy kombëtareve në kualifikuesit e Botërorit 2026, Serbi – Shqipëri do të luhet sot në Leskovc, si një sfidë që mbart emocione dhe tension.

Sfida e sotme është përballja e katërt mes dy kombëtareve, qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Çdo takim mes Serbisë dhe Shqipërisë shoqërohet me tensione, sepse në fushë luhet jo vetëm futbolli, por edhe historia.

Dueli do të luhet në stadiumin “Dubočica”, një stadium me 8 mijë vende që përdoret kur kërkohet një ambient më i kontrolluar. Kontrolle të shtuara dhe masa të rrepta sigurie janë vendosur jo vetëm në stadium, por edhe në hotelin ku qëndron kombëtarja shqiptare.

Në pritje të duelit, i cili starton në 20:45, vëmendja e çdo tifozi rikthehet pikërisht tek historiku i përballjeve mes kuqezinjve dhe serbëve.

Historiku i përballjeve

7 tetor 1946 – Tiranë – Kampionati Ballkanik dhe Qendror Europian 1946/ Shqipëri–Jugosllavi 2–3

14 shtator 1947 – Tiranë – Kampionati Ballkanik 1947/ Shqipëri–Jugosllavi 2–4

14 maj 1967 – Tiranë – Kampionati Ballkanik 1948/ Shqipëri–Jugosllavi 0–0

12 nëntor 1967 – Beograd – Kualifikueset Euro 1968/ Jugosllavi–Shqipëri 4–0

4 tetor 2014 – Beograd (Partizan Stadium) – Kualifikues për Euro 2016/ Serbia 0 – 3 Shqipëri (në tavolinë, pasi ndeshja u ndërpre në minutën 42)

8 tetor 2015 – Tiranë – Kualifikues për Euro 2016/ Shqipëri 0 – 2 Serbi       

7 qershor 2025 – Tiranë (Arena Kombëtare) – Kualifikues për Botërorin 2026/ Shqipëri 0 – 0 Serbi

Shqipëri–Serbi 2014

Më 14 tetor 2014, Shqipëria dhe Serbia u përballën për herë të parë në një ndeshje zyrtare, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Por takimi në stadiumin “Partizan” të Beogradit nuk do të mbahej mend për futbollin. Në minutën e 42-të, loja u ndërpre mes tensioneve dhe dhunës së paprecedent nga tifozët serbë, që zbritën në fushë.

Pak sekonda para ndërprerjes, një dron i telekomanduar fluturoi mbi fushë, duke mbajtur një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, mbishkrimin AUTOCHTHONOUS (autokton) dhe portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Kjo skenë simbolike provokoi reagim të ashpër nga serbët: fillimisht, futbollistët e tyre tentuan të shkëpusnin flamurin me forcë; më pas, dhjetëra huliganë serbë hynë në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarët shqiptarë.

UEFA e cilësoi zyrtarisht ndeshjen si të braktisur për shkak të dhunës, duke i dhënë Shqipërisë fitoren 3–0 në tavolinë. Ky vendim u konfirmua një vit më vonë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts