KronikëLajme

“Pse më denoncove”/ Aksioni i Ramës ndez sherrin te “Delijorgji”, biznesmenët rrihen brutalisht

Aksioni për lirimin e hapsirave publike i ushtruar me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar konflikte që kanë degraduar deri në përplasje fizike mes biznesmenëve.

Një rast i ngjashëm është raportuar në zonën e ‘Delijorgjit” ku, pronarët e barit “Stockholm Coffee & Lounge“, Ferhat dhe Olti Kaja, kanë dhunuar barbarisht pronarin e restorantit “Tokyo Bar & Snack”, Laert Kasaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, rreth orës 22:30, ku Kasaj u dhunua brutalisht dhe pas kësaj ngjarje ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve në media shkak për sherrin është bërë një denoncim i publikuar në rrjete sociale ku thuhej se pavarësisht aksionit, hapsirat publike në Kompleksin Delijorgji vijojnë të jenë të pushtuara, ku shfaqej edhe “Srockholm Coffee & Lounge” i Ferhat dhe Olti Kajës.

Këta të fundit dyshonin se pas këtij denoncimi në media qëndronte Laert Kasaj i “Tokyo Bar & Snack”, prandaj e kanë pritur Kasajn në momentin kur ka shkuar tek restoranti, dhe e kanë dhunuar barbarisht.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.

Sakaq lidhur me rastin Policia ka reaguar me një njoftim të shkurtër pas 2 ditësh, teksa thotë se ka shpallur në kërkim Ferhat dhe Olti Kaja, ndërsa e cilëson ngjarjen si të ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Olti Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts