Politika

Berisha del nga SPAK: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga SPAK pas gati 1 orë marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Berisha tha se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka.

“U thirra me firmë të Altin Tropolinit, ishte shumë i shqetësuar gjer në palcë se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse “për fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka” kur unë e pyes nëse keni bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetje e kam unë. Familjarja e Edi Ramës, se janë shoqe më Linda Ramën.

Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Ushtrimin e funksionit tim si kryetar i opozitës dhe pyetje, nëse do ishte e pafajshme do i përgjigjej. Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts