LajmeSociale

27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Rreth 27 mijë maturantë në gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Për zhvillimin e provimit janë ngritur 145 qendra, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.

Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla, të cilat plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit dhe Sportit këtë vit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi ndryshe.

Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike. Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.

Maturantët do të testojnë njohuritë në provimit të lëndës së Matematikës më 17 qershor dhe provimit të Lëndës me Zgjedhje më 24 qershor. Provimi i parë të cilit iu nënshtruan maturantët në këtë cikël testimesh ishte ai i Gjuhës së Huaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts