Politika

Artur Roshi: Amerika godet sërish qeverinë – Partneriteti nuk ndërtohet mbi konformizëm globalist!

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka reaguar pas një mesazhi të fortë të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje ndaj qeverisë shqiptare, që vjen nga partneri strategjik, SHBA.

Në postimin e bërë në FB, Roshi shkruan se ky është një sinjal i dytë që vjen nga Uashingtoni, por këtë herë më i drejtpërdrejtë dhe më i thellë në përmbajtje.

Amerika rrit hendekun e ndarjes mes dy botëve – asaj të vlerave të lirisë dhe asaj të globalizmit konformist, pas të cilit fshihet shtypja e fjalës së lirë, kapja e medias, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe emigrimi i nxitur nën maskën e krizës ekonomike”, shkruan kreu i PBKD.

Ai i referohet deklaratës së zyrtarit amerikan Samuel Samson nga Departamenti i Shtetit – Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, ku theksohet se:

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik.”

Roshi thekson se kjo deklaratë është një thirrje e qartë dhe një paralajmërim serioz, që nuk mund të mbulohet nga “analistët-borizanë të qeverisë”. Sipas tij, mesazhi vjen në mbështetje të filozofisë së lirisë dhe trashëgimisë konservatore amerikane, e përfaqësuar nga qasja e administratës Trump, dhe jo e një globalizmi që rrezikon vlerat themelore të demokracisë.

Postimi i plotë në FB:

Amerika godet sërish qeverinë

Nëpërmjet një statusi të ambasadës amerikane dje, (të cilin do ta gjeni bashkëngjitur),Amerika godet sërish qeverinë pa ikur frekuenca e goditjes së parë që dukej si goditje pasive.

Nëpërmjet këtij mesazhi Amerika rrit hendekun e ndarjes së dy botëve, asaj të vlerave të lirisë që trashëgon amerika dhe përfaqëson filozofia konservatore e Trump dhe asaj të globalizmit konformist mbas të cilit fshihet shtypja e fjalës së lirë tërthorazi nëpërmjet kapjes së medias, mungesa e zgjedhjeve të lira nëpërmjet deformimit të vullnetit të votuesve, emigrimi masiv si një normalitet kur në fakt stimulon trafiqet nën petkun e emigrimit ekonomik.

Për kë bien këmbanat ? Nuk besoj se ka analist-borizan të qeverisë që e mbulojnë dot.

Le të bëjmë durim se “Amerika e madhe” do të jetë e tillë.

🇦🇱 “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik.” – Samuel Samson nga U.S. Department of State: Bureau of Democracy, Human Rights, & Labor shkruan se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts