Në një reagim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi shkruan se Ambasada Amerikane ka dërguar një mesazh të qartë ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor në Shqipëri, duke goditur me një kortezi diplomatike.
Sipas tij, për Amerikën si partner strategjik ekziston vetëm një faktor bashkëpunimi, populli shqiptar, jo qeveria apo parlamenti.
Roshi shton se deri më tani Departamenti i Shtetit nuk ka marrë një qëndrim politik zyrtar në lidhje me zgjedhjet parlamentare, por kjo do të ndodhë vetëm pas zgjidhjes së krizës politike që ka mbërthyer vendin, për shkak të mungesës së votës së lirë.
Ai bën thirrje për durim, duke paralajmëruar se pozicioni amerikan për zgjedhjet do të jetë i lidhur ngushtë me zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri.
Ambasada Amerikane godit qeverinë dhe zgjedhjet me kortezi diplomatike. Për Amerikën ekziston vetëm një faktor bashkëpunimi, populli shqiptar dhe jo qeveria, jo parlamenti.
Amerika politikisht ende nuk ka folur, dmth departamenti i shtetit.
Qëndrimi i saj politik ndaj zgjedhjeve parlamentare do të vijë bashkë me zgjidhjen e krizës politike që ka pllakosur vendin tonë nga mungesa e votës së lirë në këto zgjedhje.
Le të kemi durim.












