Numërimi i votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit.
Deri tani janë numëruar 4947 qendra votimi nga 5225 në total.
PS ka 685.359 vota ose 52.07 përqind.
PD-ASHM ka 454.074 vota ose 34.50 përqind.
E përkthyer në mandate, kjo do të thotë 82 mandate për Partinë Socialiste.
Ndërkohë ndjek PD-ASHM me 52 mandate.
PSD merr 3 mandate deri më tani.
Kurse Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma-Shqipëria Bëhet marrin nga një mandat.
Kujtojmë se në 11 Maj shqiptarët u drejtuan kutive të votimit ku QV ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.












