KronikëLajme

‘Për një shkronjë’/ Si ngatërruan autorët targën e makinës, gruaja e Roanit përdorte ‘G-Class’ si i 4 të rinjve që u plagosën

Grupi hetimor që ka marrë në dorë zbardhjen e atentatit të tipit mafioz mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, kanë dalë në të tjera konkluzione.

Dyshimet janë se gruaja e Roan Brahimit mund të ketë qenë shënjestër e atentatit në Tiranë, por hetuesit kanë dyshimet se atentatorët janë ngatërruar.

Kjo për faktin se ajo përdorte të njëjtin mjet tip “G Class” si ai i familjes Demiraj dhe jetonte po në të njëjtën zonë në Lundër.

Image

Burimet nga policia bëjnë të ditur se mjeti “G Class” në pronësi të familjes Demiraj dhe mjeti që përdorte gruaja e Roan Brahimit, kishin pothuajse të njëjtën targë, por u ndryshonte vetëm një shkronjë. Mjeti ndaj të cilit u qëllua kishte targën “AA 002 MD”.

Kjo mbetet një pistë hetimi edhe e pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet në vijim që Policia e Tiranës të japë informacione më të detajuara rreth ngjarjes së rëndë ku u plagosën 4 të rinj.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts