Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shprehur angazhimin e vendit të saj për të kërkuar një rishikim të Paktit të Stabilitetit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se është e nevojshme që Italia të ngrijë këtë çështje përpara Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për Tg1, Meloni theksoi se, megjithëse mund të ketë dallime mes partnerëve të BE-së, Italia ka detyrën të paraqesë këtë propozim dhe të kërkojë një rishikim të këtij pakti për të adresuar sfidat e reja ekonomike që po përballet Europa.
Ajo shpjegoi se një rishikim i Paktit të Stabilitetit do të ishte i nevojshëm për të pasqyruar realitetet e reja ekonomike dhe financiare të kontinentit.
Kryeministrja theksoi se ky propozim është një hap i domosdoshëm për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë të ekonomisë evropiane, duke përmirësuar mekanizmat që mbështesin shtetet anëtare, veçanërisht ato të prekur nga kriza ekonomike.
Meloni gjithashtu theksoi se, ndërsa ndoshta nuk do të ketë një pajtim të plotë nga të gjitha shtetet anëtare, është e rëndësishme që Italia të udhëheqë këtë proces për të nxitur një diskutim të thellë dhe konstruktiv brenda Bashkimit Evropian.













