LajmePolitika

Berisha: Këto 39 ditë i shpallim ditët e 1-shave! Mbi ëndrrat e rinisë ndërtohet ‘Shqipëria Madhështore’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e FRPD-së u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit një program transformues ndaj të rinjve, do të zbatohet me shpejtësi. Ai theksoi se ëndërrat e të rinjve janë ato që ndërtojnë Shqipërinë Madhështore.

Berisha shtoi se edhe 39 ditë na ndaj na dita kur do të shpallet dita e 1-shave numër ky i cili lidhet me nurmin e PD-së në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 majit.

Unë jam sot këtu për tu dhënë ju fjalën, ju dhe gjithë të rinjve shqiptarë, se pas 11 majit një program transformues në qëndrimin e shtetit ndaj të rinjve, do të zbatohet me shpejtësi. Asgjë nuk mund të ndërtojë një vend me madhështi, më shumë se sa ndërtimi i ëndërrës së të rinjve të këtij vendi. Ëndërra juaj, ëndërrat tuaja janë ëndërrat mbi të cilat ndërtohet ‘Shqipëria Madhështore’, është projekti i ‘Shqipërisë Madhështore’.

Grigelsi dhe Besarti rreshtuan këtu një seri premtimesh nga programi për rininë. Ju garantoj se, ato do të zbatohen pikë për pikë. Do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë në duart tuaja. Do të bëjmë gjithçka që ju të jeni arkitektët e vërtetë të Shqipërisë Madhështore. Ndaj dhe ju ftoj këto 39 ditë ti shpallim ditët e 1-shave. 1-shat dhe 1-shi janë sa hyjnor dhe tokësor. 1-shi është numri i diellit, që ka krijuar gjithësinë. 1-shi është numri i fatit që përcakton dhe ndan historinë. Dhe ju të gjithë jeni 1-shat e vërtetë të këtij kombi, të kësaj shoqërie, të këtij vendi. Rrofshi ju, rroftë Forumi Rinor dhe rinia shqiptare. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts